-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli plagos 13 punonjës spitali në Liban

Kryesoret

Një sulm izraelit pranë një spitali në Tyre plagosi 13 anëtarë të stafit, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit, ndërsa Izraeli përshkallëzon operacionet e tij ushtarake në Libanin jugor me sulme ajrore dhe tokësore.

“Armiku izraelit nisi një sulm ajror në zonën e Spitalit Hiram në Tyre, duke plagosur 13 anëtarë të stafit të spitalit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, duke i bërë thirrje “bashkësisë ndërkombëtare t’i japë fund përshkallëzimit dhe zgjerimit të sulmeve izraelite”.

Ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ne nuk do të ndalemi derisa armiqtë tanë të gjunjëzohen, pasi atyre po u vjen fundi.

Ndër të tjera Netanyahu u bën thirrje edhe popullësisë civile të libanit të shmangin bashkëveprimet me Hezbollahun për të mos marrë kostot e pamerituara të jetës së tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit