-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulohet koncerti i Kanye West në Itali, shkak deklaratat e tij antisemite!

Kryesoret

Pas Francës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Italia është tani një zonë e ndaluar për përformimin e koncerteve për reperin amerikan Kaney West, lidhur me deklaratat e tij antisemite.

Kaney West duhej të performonte në qytetin verior të Reggio Emilia në korrik për një koncert, por ai u anulua me kërkesë të komunitetit vendas hebre. Kryetarja e komunitetit, Nicoletta Uzzieli, u kishte bërë thirrje zyrtarëve vendas që ta zëvendësonin koncertin me një paraqitje që do ta “rikthente muzikën në plan të parë si një forcë globale unifikuese”.

Prefekti i zonës, Salvatore Angieri, deklaroi se vendimi u mor duke marrë parasysh disa faktorë, përfshirë anulimet e mëparshme të koncerteve të artistit në vende të tjera dhe rrezikun e protestave kundërshtuese.

Edhe pse Kanye West është detyruar t’i kërkojë falje komunitetit hebraik në muajt e fundit për shkak të deklaratave të tij antisemite, një numër koncertesh të tij janë anuluar, duke i sjellë pasoja për karrierën.

Ndërsa West në postimin  e tij në X shkruan se “Kjo qeveri qëndron fort me komunitetin hebre dhe ne nuk do ta ndalojmë luftën tonë për t’u përballur dhe për të mposhtur helmin e antisemitizmit. Ne gjithmonë do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur publikun dhe për të mbrojtur vlerat tona”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit