-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia: Hiqni dorë nga Ukraina nëse nuk doni luftë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh sot se Moska dëshiron të ketë një marrëdhënie “respekti reciprok” me Uashingtonin.

“Ne duam marrëdhënie të mira, të barabarta, me respekt të ndërsjellë me Shtetet e Bashkuara, si me çdo vend tjetër në botë”, tha Lavrov në një intervistë të transmetuar në televizionin rus.

Ai theksoi megjithatë se Rusia “nuk dëshiron të lihet në një situatë ku siguria e saj cenohet vazhdimisht”.

“Çdo herë, rezulton se linja që ata duhet të mbrojnë (vendet e NATO-s) po lëviz më në lindje. Tani ka mbërritur në Ukrainë” komentoi ai.

Sipas ministrit rus, anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ndikonte seriozisht në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.

Prandaj Moska do të kërkojë “jo vetëm garanci, angazhime politike për këtë çështje, por edhe garanci ligjërisht të detyrueshme”, të cilat do të marrin parasysh “interesat legjitime” të Rusisë, shpjegoi ai.

Sipas Lavrov, Rusia do t’i dërgojë një “kërkesë zyrtare” NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke u kërkuar atyre të sqarojnë se si synojnë të zbatojnë angazhimin e tyre.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, siguroi gjithashtu se Moska nuk përbën kërcënim për Ukrainën. “Ne nuk duam luftë. Dhe ne nuk kemi nevojë për të.

Ata që e imponojnë atë, pra perëndimorët, po kërkojnë (të arrijnë) qëllimet e tyre egoiste”, citohet të ketë thënë ai nga agjencitë ruse të lajmeve.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit