Një avion luftarak F-35 i marinës amerikane është rrëzuar në Detin e Kinës Jugore. Lajmi është konfirmuar nga SHBA.
Video “kapi” momentin e rrëzimit të avionit të teknologjisë moderne, ndërsa fotot tregojnë F-35 duke lundruar në det.
Luftëtari amerikan, siç shihet në video, po tentonte të ulej në aeroplanmbajtësen amerikane USS Carl Vinson. Me shumë mundësi për shkak të një gabimi, avioni u rrëzua.
Shërbimet amerikane nisën menjëherë operacionin e rikuperimit, por një problem serioz që u ngrit ishte rrjedhja e videos dhe lajmit në rrjetet sociale.
Marina nisi kërkimet në dy nivele. Nga njëra anë për shkaqet e aksidentit dhe nga ana tjetër se si dhe nga kush ka rrjedhur video e regjistruar në momentin e rrëzimit të F-35.
/5pyetjet.al