Komisioni i Rithemelimit të PD njoftoi se ka nisur këtë të diel votimi në zgjedhjet brenda strukturave të partisë, të quajtura “primare”, për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë më 6 mars.
Sipas një njoftimi nga komisioni, në total janë hapur 9 qendra votimi (3 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Dibër, 1 në Lushnjë, 1 në Rrogozhinë dhe 1 në Vorë). Procesi ka nisur në orën 8:00.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton çdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojnë vendimmarrjen te anëtarësia”, thotë komisioni në një njoftim për mediat.
Kandidatët brenda PD që marrin pjesë në primare.
DIBËR:
1. Behar Baudin Dema, ekonomist
2. Dafina Bajram Muda, psikologe 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat
3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINË:
1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2. Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
4. Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
1. Luan Gani Beta, Inxhinier
2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.