Sarah Berisha është ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, e cila krijoi një lidhje me Pajtimin, brenda shtëpisë.
Ata u bënë një nga çiftet më të pëlqyer dhe kanë arritur ta vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas eleminimit të tyre nga formati.
Ditën e sotme, Sara ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme .
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një pyetje lidhur me Dj PM, nëse dyshja po planifikon një fejesë të mundshme me njeri-tjetrin.
Sarah i është përgjigjur duke thënë se është ende herët për të konsideruar një gjë të tillë, pasi ata kanë vetëm tre muaj që njihen, ndërkohë që janë njohur nëpërmjet një formati televiziv.
“A keni ndonjë plan për fejesë?”- pyet një ndjekës.
“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Cdo gjë ka kohën e saj.”- ka shkruar ajo.
/5pyetjet.al