Muaji janar në Shqipëri është mbyllur me një bilanc lufte. Nga analizave e shirave të përditësimeve që bën cdo ditë ministria e Shëndetësisë rezulton se janë shënuar 116 viktima brenda 31 ditëve.
Ekspertët vlerësojnë se fatalitetet kanë ardhur për një sërë arsyesh, ku kryesore është mungesa e vaksinimit.
Vaksinimi mbetet zgjidhja më e mirë për të parandaluar format e rënda dhe fatalitetet tek të sëmurët kronikë, dhe moshat e mëdha.
Ekspertët thonë se rënia e rasteve të reja ditore me Covid, do të reflektohet në javët e ardhshme edhe në rënien e numrit të pacientëve në spitale por edhe të fataliteteve.