-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq bllokon sërish Rrugën e Arbrit, dëbora arrin deri në 30 centimetra

Kryesoret

Dëbora e rënë gjatë orëve të natës në Dibër, Bulqizë, e Peshkopi ka arritur një trashësi prej 10 centimetrash, ndërsa në zona të thella trashësia arrin deri në 30 centimetra.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa “baypassi” në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Kompania që mirëmban rrugën po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.

Situata në rrugë

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak, rruga e Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është i bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,

të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, apelon policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit