Emocione në “Big Brother”.
Einxhel është përlotur teksa ka dëgjuar një këngë për të cilën deklaroi se i pëlqen shumë.
Beniada që ishte prezent u përpoq ta qetësonte dhe ta motivonte.
“E di që nuk është e lehtë, sa më shumë të ngjitesh aq më e vështirë është.
E di që të ka marrë malli por gjithçka do të shkojë mirë.
Do dalësh jashtë dhe do të takosh Dagz, familjen dhe të gjithë”,- i tha ajo.









