-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë- Këto janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi të shtunën

Kryesoret

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Aktualisht Kosova lejon hyrjen në Republikën e Kosovës vetëm për personat e vaksinuar me 3 doza.

Por me vendimet e fundit ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit