-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada italiane nxjer njoftimin, rregullat për të shkuar ne shtetin fqinj

Kryesoret

Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të fluturojnë drejt vendit fqinj.

Rregullat në fuqi do të shtyhen deri më datë 31 mars. Shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian.

/5yetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit