Një person është gjetur i djegur brenda një makine sonte në Elbasan. Identiteti dhe arsyet ende nuk dihen.
Policia njofton se ka qenë ora rreth 22:30 kur pas sinjalizimit nga banorët për një makinë që po digjej ka shkuar në vendin e ngjarjes në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë.
Rrethanat ende nuk dihen, por brenda makinës tip “Volkswagen” u gjet një person i djegur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.
Pista pritet të kontretizohet, pasi të mësohet identiteti dhe e shkuara e viktimës.
/5pyetjet.al