-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për mashtrim, kush është noterja që në nëntor i shkatërruan Range Roverin me tritol

Kryesoret

Noterja Rezarta Koçi u arrestua këtë të premte për mashtrim. Ajo është një emër i njohur për policinë, pasi në nëtor të vitit të kaluar i shkatërruan makinën Range Rover me tritol në zonën e Komunës së Parisit pak para mesnate.

Rezarta Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punonte si pedagoge në një universitet privat.

Rezarta Koçi mbeti pa licencën e noteres në maj të vitit të kaluar, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmonë të licencës.

Po kush është Rezarta Koçi?

Rezarta Koçi ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani. Krahas studimeve, znj. Koçi ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të shumta me fokus legjislacionin civil, të pronësisë, trashëgimisë, kontratave etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Si iu hoq licensa në vitin 2021?

Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit. N

Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.

Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit