Ambasadorja Yuri Kim, ka postuar ditën e sotme në Twitter, që prioritetet e SHBA-së në Shqipëri janë forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit.
Yuri Kim vlerëson zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Diplomatja amerikane thotë se çështjen e inceneratorëve, ambasada e SHBA do ta ndjekë me prioritet.
Gjithashtu ajo thotë se llogaridhënia është suksesi i demokracisë.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”,ka shkruajtur Yuri Kim.
/5pyetjet.al