Ribashkimi i Sali Berishës me LSI-në në “Shtëpinë e Lirisë” nuk kishte si të mos komentohej nga Edi Rama, që sot paralajmëroi zhvillime të tjera brenda këtij fronti të ri, kundër tij dhe Lulzim Bashës.
I pyetur nga gazetarët se si e shikon këtë koalicion në përballjen e 6 marsit në 6 bashkitë e vendit, Edi Rama tha se ishte e parashikueshme.
“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë të shohësh filxhan për ta paraparë përpara se të ndodhte, madje nuk keni parë gjë akoma në këtë aspekt.
Mos u çudisni se do të shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e “Shtëpisë së Lirisë” tha ai.
Por, kryesocialisti dhe armiku i betuar i Sali Berishës dhe çiftit Meta-Kryemadhi nuk ka më shumë detaje se cilat janë zhvillimet që do të ndodhin në “Shtëpisë së Lirisë”.
/5pyetjet.al