-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni avokat? Noterja “firmato” del e qetë në gjyq pasi zhvati 2 milionë euro

Kryesoret

Noterja Rezarta Koçi doli sot para gjykatës pas arrestimit për mashtrim me shuma që shkojnë deri në 2 mln euro.

40-vjeçarja ishte e veshur firmato nga koka te këmbët, e qetë dhe pa pikë tensioni.

Komunikon lirshëm me gjyqtarin që e pyet se cilin ka avokat dhe përse ende nuk kishte shkuar në seancë. Pavarësisht pretendimeve të saj dhe avokatit, gjykata e la në burg pa afat.

SKEMA

Janë të paktën 15 denoncime të bëra ndaj noteres së arrestuar. Në “rrjetën” e mashtrimeve të saj kishin përfunduar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, të cilët kryenin procedurat e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi.

Por, ndërsa këta të fundit derdhin paratë, noterja derdhte shuma në llogaritë personale. Nga mashtrimet, ajo dyshohet se ka përfituar një shumë prej 2 milionë eurosh.

Duke qenë se certifikata e pronësisë së apartamenteve apo bizneseve kalohej në emrin e blerësit, shitësi nuk arrinte të merrte paratë, ndërsa vetë noterja u premtonte vazhdimisht se këto para do të hidheshin më vonë.

Ende nuk dihet nëse në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç noteres së arrestuar. Noteres iu hoq licenca më 6 maj të vitit 2021.

MAKINËS SË NOTERES IU VU TRITOL

Automjetit të noteres së arrestuar, Rezarta Koçi, iu vu lëndë eksplozive më 5 nëntor të vitit të kaluar në zonën e “Komunës së Parisit”. Në automjetin tip “Range Rover”, i parkuar pranë një “fast food”-i, pati vetëm dëme materiale dhe u konsiderua si një paralajmërim ndaj noteres.

Ngjarja, sot e asaj dite nuk është zbardhur nga ana e Policisë, ndërsa shpërthimi u lidh menjëherë me profesionin e Koçit. Gjatë vitit të shkuar, ndaj noteres janë bërë të paktën katër kallëzime, duke e akuzuar atë për mashtrim.

Denoncimet ndaj saj, kanë nisur që prej vitit 2019, duke bërë prej asaj kohe që numri i qytetarëve të mashtruar të rritej vazhdimisht.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit