Natën e parë në qeli Saimir Tahiri mbrëmjen e djeshme e kaloi te paraburgimi “313”-të në Tiranë.
Por aty nuk do të qëndrojë për shumë ditë, pasi do të transferohet.
Drejtoria e Burgjeve pritet të vendosë se në cilin institucion do të dërgohet për të vuajtur dënimin.
Dje gjykata vendosi që dënimin, ish-ministri ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Ish-ministri mbrëmë ka qëndruar i vetëm në qeli, në një dhomë pa televizor, ku i janë lejuar të merrte me vete vetëm cigare dhe ndërresa.
Në të njëjtin paraburgim, pra te “313”-ta ndodhet edhe Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, po i kabinetit Rama, i arrestuar për inceneratorët.
Saimir Tahiri do të vuajë 3.4 vite burg për shpërdorim detyre pasi u gjet fajtor për lidhje me kushërinjtë e largët, trafikantët e drogës, grupin Habilaj.
/5pyetjet.al