SHBA dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë së bashku në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e konfliktit në Ukrainë. Edi Rama u shpreh sot se kjo nuk është qokë, por vlerësim për Shqipërinë duke kërkuar dialog për zgjidhjen e konfliktit.
“Rruga për të adresuar këtë konflikt dhe tension është rruga e bisedimeve, bisedime, bisedime, bisedime. Rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta, edhe pse ato janë tejet të vështira për t’u gjetur.
Unë besoj se cdo shqiptar që ndjek me sado pak interes ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sot duhet të ndihet i vlerësuar dhe i atij. Ky është vlerësim, nuk jemi në fushën e qokave. Këtu bëhet fjalë për të krijuar një dyshe që do të angazhojë KS e OKB për këtë temë. Ne kemi planin tonë. I kemi ndarë me partnerët.
Do të kemi mundësi të ruajmë një rol. Në modestinë e peshës sonë në këtë përballje elefantësh, ne ruajmë të drejtën të themi; bisedime, bisedime, bisedime” tha ai.
/5pyetjet.al