-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Rroftë miqësia e çeliktë Serbi-Kinë! Gati për tregtinë e lirë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka publikuar një video në Instagram për nënshkrimin e paralajmëruar të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Kinën, në të cilën ka theksuar avantazhet e ofrimit të një tregu kaq të madh dhe të fuqishëm për Serbinë.

Vuçiç, i cili ishte për një vizitë dyditore në Kinë, në video ka theksuar se Serbia, ndryshe nga shumë vende, ka marrë vendimin për të nënshkruar dhe biseduar me partnerët kinezë për tregtinë e lirë.

“Kur ofrohet një treg të madh dhe të fortë si Kina, akses të lirë në një treg të tillë, ku mund të konkurroni, ku nuk ka kufizime mbi doganat dhe çdo taksë, atëherë nuk kemi problem që t’i sigurojmë një punë të madhe, nga “Budimka” e deri te çdo fabrikë tjetër për përpunimin e frutave dhe perimeve në vendin tonë, te të gjithë prodhuesit e verës, të gjithë prodhuesit tanë të rakisë”, tha presidenti i Serbisë.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, “ne do të përmirësojmë cilësinë dhe do të marrim para në mënyrë që të mund të investojmë, të rifillojmë prodhimin dhe t’i ndihmojmë njerëzit të arrijnë fitore të reja të mëdha”.

“Rroftë miqësia e çeliktë mes Serbisë dhe Kinës”, ka shkruar Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit