Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca komentoi vendimin e dënimit të Saimir Tahirit me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, pasi u gjet fajtor për lidhje me grupin e Habilajve, kushërinjtë e largët.
Nga Korça, Soreca tha se nuk preferon që të komentojë çështje specifike, por shtoi se ky është një sinjal i mirë nga drejtësia e re.
“Ju e dini që unë nuk e kam zakon që të bëj komente për çështje specifike.
Por ajo që mund të them është që po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurroisë, shikohet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.
Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha ai.
“A është kjo e mjaftueshme? Jo! Ne presim akoma më shumë nga institucionet që janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë” deklaroi ai.
/5pyetjet.al