Një shembull i mirë qytetar ka ndodhur ditën e djeshme datë 6 shkurt rreth orës 18:50 në stacionin e policisë në Ferizaj, një 37 vjeçar pasi ka gjetur një portofol me gati 2 mijë euro dhe dokumenta ka njoftuar dhe dorëzuar menjëherë në polici.
“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj”. Ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj
Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agron Bakolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.
Qyteti i Ferizajit njihet për kulturën dhe shembujt pozitiv që gjithmonë i dëshmon nëpërmjet qytetarëve të saj.
/5Pyetjet.al