Babëzia nuk njeh kufij. Bashkia e Tiranës ka dhënë një tjetër leje skandaloze ndërtimi. Parku i Liqenit artificial vazhdon të kafshohet nga të gjitha pikat e horizontit. Pavarësisht se ndodhet në një zonë të mbrojtur, Sofra e Ariut me gjithë hapësirën përreth do të kthehet në një zonë rezidenciale banimi.
Sic shikoni dhe në fotot e mëposhtme buldozeri ka filluar të gërrmojnë ndërkohë një pjesë e territorit është rrethuar për të nisur fazën e parë të punimeve.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/1-2-1024x583.png)
Gjithcka filloi muaj më parë kur ndyshoi pronësia e kësaj zone. Pronari i ri duhet të ketë patur garancinë se po blinte një biletë fituese bingoje. Pra duhet ta ketë patur lejen e ndërtimit në xhep. Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se ndërtimet do të shtrihet dhe më poshtë, në hapësirën që bashkon disko “Kalvin” dhe lokalin “Dreri”. Pra plani është I qartë. Ndërtimet nuk do përfshijnë vetëm periferinë e parkut por do shkojnë deri në zemër të tij.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/2-1024x766.png)
Masakra e ndërtmeve nisi një dekadë më parë kur bashkia e Lulëzim Bashës dha lejen e ndërtimit për shumëkatëshin përballë Fakultetit Ekonomik si dhe kompleksin poshtë digës. Ndërkohë Veliaj e vazhdoi me një tjetër kullë, atë ku dikur ishte Lion Park.
Nesër prisni që Veliaj të dalë para kamerave i shoqëruar me ca fidanë pemësh dhe “aktivistë” që I ka në bordero të bashkisë.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/3-1-1024x763.png)