-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje e rëndë/ Arrestohet babai që përdhunoi vajzat

Kryesoret

Ngjarje e rëndë në Gjakovë/ Nëna paraqitet në polici: Babai përdhunoi vajzat

Policia e Kosovës në Gjakovë njofton për një rast të rëndë përdhunimi në një familje në këtë komunë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nusret Gjurkaj konfirmon për Telegrafin se më datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja te moshës se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi.

“Bazuar në intervistën e saj, bashkëshorti (i përkatësisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme (por që datat e sakta nuk ju kujtohen)”, ka njoftuar Gjurkaj.

“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokatëve mbrojtës. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit