Policia italiane ka rënë në gjurmët e një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarë. Gjatë një operacioni të fundit janë arrestuar dy persona, janë sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme.
Hetimet bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga 5 persona të nacionaliteteve të ndryshme.
Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet dhe në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro.
Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e antidrogës.