-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE thirrje Bashës: Voto zgjatjen e afatit të vettingut

Kryesoret

Ambasada e SHBA-së dhe BE-ë në Tiranë në një deklaratë të përbashkët u kërkojnë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që pavarësisht ngjyrave politike të votojnë në datë 10, pra ditën e enjte projektligjin për shtyrjen e afatit të komisioneve të vettingut që po kalojnë në filtër të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për nje periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët- pavarësisht nga përkatësia partiake- ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE” mbyllet deklarata.

Partia Socialiste është shprehur qartë pro shtyrjes së afatit, por për të kaluar në Kuvend duhet shumicë e cilësuar, prandaj ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë drejtuar apelin për të gjithë deputetët, veçanërisht për PD-në që është partia më e madhe në opozitë.

Por pas ndarjes me Sali Berishën grupi i PD-së është përçarë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Lulzim Bashës, nëse do të votojë pro zgjatjes së afatit të komisionit, pasi në deklaratat e mëparshme është shprehur skeptik dhe kritikues për punën e organeve të reja të drejtësisë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit