-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëri “kërdinë” nëpër banesa, policia kap “skifterin” e Tiranës

Kryesoret

M. S., 21 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur 8 banesa në kryeqytet.

Vjedhjet kanë filluar nga dhjetori i vit që lamë pas deri në shkurt të këtij viti. Ai përdorte një çelës klon për të hapur dyert e shtëpive ku më pas ai ka mundur të vjedh dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.

Grabitësi ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje

Ndërkohë që policia bën me dije banesat që janë vjedhur:

* Më datë 07.12.2021, në rrugën “Petro Cani”, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases G. C.;

* Më datë 21.12.2021, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetases F. Z.;

* Më datë 26.12.2021, në rrugën “Faik Konica”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetasit A. C.;

* Më datë 12.01.2022, në rrugën “Xhorxhi Martini”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit E. P.;

* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.

* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit I. R.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe disa laptopë në banesën e shtetasit F. M.;

* Më datë 07.02.2022, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e shtetases F. S. /5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit