Dy persona kanë ndërruar jetë në Durrës si pasojë e një aksidenti. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e vona të së martës në pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet, Durrës.
Fillimisht u raportua se një automjet me drejtues Xh. M., ka përplasur një motor me drejtues S. K. Si pasojë e përplasjes humbi jetën pasagjeri që ndodhej në motor F. K., 15 vjeç, ndërsa u plagos i mituri tjetër D. H. 13 vjeç.
Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
/5pyetjet.al