Gjermania pritet të marrë vendim gjatë kësaj jave për të njohur patentat e shtetasve nga Kosova. Ndërkohë kanë nisur procedurat që kjo njohje të realizohet edhe nga Kanadaja.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar projekt marrëveshjen.
“Pas një angazhimi të gjatë, e që pres të përmbyllet suksesshëm këtë javë, për njohjen reciproke të patent shoferëve nga Gjermania, po prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Qeverisë së Kanadasë, për njohje reciproke të patent shoferëve”, tha Sveçla.
Kjo nismë për marrëveshje është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
/5pyetjet.al