-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova vendos sanksione për Lukashenkon

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 personave dhe 26 entiteve të Bjellorusisë, që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura  me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit