Krahas Ekuadorit, shqiptarët duket se po provojnë edhe zona të tjera në Amerikën Latine për të gjetur kokainë, të cilën më pas e sjellin në Europë përmes porteve të mëdha në Holandë dhe Belgjikë apo edhe vetë vendit tonë.
Ministria e Brendshme e Panamasë ka radhitur në një raport të sajin mbi kriminalitetin në vend edhe disa tentative nga shqiptarë për t’u futur në territorin e vendin, nga i cili më pas të nisnin trafikun e drogës.
Në raport thuhet se janë konstatuar dhe i është bllokuar hyrja disa shtetasve nga Shqipëria, Rumania dhe Britania e Madhe, të cilët kanë patur lidhje me trafiqe ndërkombëtare të lëndëve narkotike.