Që në orët e para të mëngjesit, banorët e njësisë numër 4 pranë ‘5 majit’, kanë qëndruar në pritje për të mbrojtur banesat, ndërsa pritet të ndërhyjnë fadroma e IMT-së, për shembjen e shtëpive të tyre. Të lodhur, të pagjumë dhe jashtë dyerve të shtëpisë, ata rrëfejnë ‘betejën’ e vështirë që po kalojnë nga shembja e banesave të tyre, ndërsa theksojnë se nuk kanë rënë dakord me marrëveshjen që u ka ofruar bashkia. Rezistencës së tyre u janë bashkuar edhe banorët e njësisë numër 8, shtëpitë e të cilëve preken nga i njëjti projekt. Në ndihmë të IMT-së në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë.
5Pyetjet.al