-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA ultimatum për vettingun, cili është urdhri i Bashës?

Kryesoret

Nesër në Kuvedin e Shqipërisë në rendin e ditës është projektligji për zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut. SHBA, BE dhe disa përfaqësi diplomatike në Tiranë dy ditët e fundit kanë kërkuar me ngulm, që nesër të votohet pro zgjatjes së afatit të vettingut. Thirrja shkon për Lulzim Bashën, pasi Edi Rama është shprehur pro kërkesës.

Miratimi i zgjatjes së mandateve kërkon dy të tretat e votave në parlament, ose mbështetjen e 94 nga 140 deputetëve. Demokratët kanë pasur kritika të forta ndaj zbatimit të reformës në drejtësi, dhe nuk kanë dalë ende me një vendim të prerë ndaj zgjatjes ose jo të mandatit.

“5pyetjet.al” kontaktoi disa prej deputetëve të grupit të PD-së për t’i pyetur se cili është urdhri i kryetarit Lulzim Basha. Por përgjigja e tyre ishte se ende nuk dimë asgjë. “Nuk na është komunikuar asnjë vendim.

Ndoshta nesër kemi mbledhje grupi, ose na komunikohet në seancë” tha për “5pyetje.al” një deputet i partisë më të madhe në opozitë, që sot është më e përçarë se kurrë.

Pasdite ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi n/kryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe më pas kryetaren e Kuvendit. Lobimi amerikan dhe i BE-së vijon deri në minutën e fundit. Gjasat janë që Lulzim Basha në fund, pavarësisht kritikave të dorëzohet dhe të votojë pro zgjatjes së vettingut.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit