Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pasditen e sotme ka takuar n/kryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.
“E kënaqur të takohem me Deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i kuvendit të Shqipërisë, presim bashkëpunim të fortë”, shkruan ambasadorja Kim.
Takimi vjen një ditë përpara seancës plenare ku do të votohet për zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut. PD ende nuk është shprehur zyrtarisht pro.
SHBA, BE, Gjermania, Britania dhe ambasada të tjera në Tiranë u kanë kërkuar deputetëve që të votojnë ndryshimet.
PS është shprehur pro, por për të kaluar ndryshimet duhet shumicë e cilësuar, që do të thotë se nevojiten votat e opozitës.
Gjithashtu Yuri Kim pasdite ka takuar edhe kryetaren e Kuvendit Linda Nikolla.
/5pyetjet.al