-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Xhaxhi Edi të lutem”, thirrja e fëmijëve s’u dëgjua, fadromat rrafshojnë “5 Majin”, zvarrë jashtë

Kryesoret

Panorama që të dhuroi “5 Maji” mëngjesin e sotëm është dramatike. Ende pa gdhirë, policia zbarkoi dhe rrethoi të gjithë zonën duke nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre për t’i shembur me qëllim zbatimin e projektit të ri.

Të traumatizuar, banorët kundërshtuan sa mundën, por forca e shtetit i nxori jashtë me dhunë disa prej tyre me certifikata pronësie në duar. Disa prej banorëve hipën mbi kangjella, tarraca, por edhe dritare. “Do të vetëflijohemi dhe nuk dalim” u shprehën disa prej tyre.

Por efektivët e policisë i nxorën zvarrë në rrugë. Grupi i banorëve që protestojnë kundërshtojnë mënyrën e shpronësimit dhe faktin që sipas tyre ende nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë se ku do ta fusin kokën.

Pak ditë më parë ata protestuan përpara Kryeministrisë. “Xhaxhi Edi, të lutem mos na i shemb shtëpitë” ishin thirrjet e fëmijëve poshtë zyrës së kryeministrit, por sot ata dolën në qiell të hapur, pasi fadromat i prishën.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit