-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari niset drejt Selanikut, “dridhen” huliganët: Dëshmia që fundos grekët

Kryesoret

Mesditën e sotme Roxhers Demirasi 19-vjeç u dorëzua në policinë e Korçës dhe pritet që çështje orësh të niset drejt Selanikut për të dalë përpara drejtësisë lidhur me vrasjen e Alkis Kampanos pak ditë më parë.

Deri tani 11 persona u arrestuan në Greqi, mes tyre një shqiptar 23-vjeç dhe i dyti u dorëzua në Korçë, pasi u arratis drejt atdheut.

Roxhers Demirasi pranoi vetë që të dorëzohet, pasi deklaroi se nuk ishte ai që e bëri vrasjen. “E vërteta është që nuk e qëllova unë” tha ai përmes avokatit të tij.

Do t’ia them hetuesit. Do të dorëzohem në Greqi për t’u përballur me çështjen dhe për të dhënë shpjegime në hetuesi.

Sinqerisht pendohem nga thellësia e shpirtit për gjithçka që ndodhi, ngushëllimet e mia të ngrohta për fëmijën e viktimës, jam penduar.

Nuk do të shkoja më në stadium, dhuna e tifozëve ka arritur kufijtë e saj” tha ai.

Fillimisht u akuzua 23-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi, por më pas rezultoi se vrasjen e kishte bërë një shok i tij grek, pjesë e bandës së huliganëve.

Grekët tentuan të fajësojnë shqiptarët, por si Roxhers Demirasi dhe 23-vjeçari mohuan autorësinë duke treguar shokët.

23-vjeçari shprehet se ka qenë në makinë gjatë sulmit, ndonëse pranon se skuadra e huliganëve kishte dalë për të “gjuajtur” rivalët atë natë.

“Unë jam me origjinë shqiptare por kam lindur dhe jam rritur në Greqi dhe konkretisht në qytetin e Selanikut ku prindërit e mi ishin vendosur disa vite më parë, për të gjetur punë dhe për të krijuar familje. Prindërit e mi punojnë me orë të tëra në ditë.

Kam edhe një motër më të vogël, studente. Unë jam tifoz i skuadrës së PAOK-ut por nuk kam qenë kurrë i përfshirë në ekstreme dhe sherre mes skuadrave.

Jam penduar sinqerisht që kam shkuar në këtë pikë ku ndodhi përplasja, me sugjerimin e tifozëve të tjerë të PAOK-ut” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit