-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi: Kushte çnjerëzore në spitalin COVID të Vranjës në Serbi

Kryesoret

Dhjetë ditë pasi Qendra Shëndetësore e Vranjës në Serbi mohoi pretendimet se testet e COVID-19 kryhen në një dhomë të pistë që po shembet dhe ku mbeturinat mjekësore gjenden kudo në dysheme, janë publikuar imazhet e kushteve katastrofike në një prej spitaleve të Vranjës.

Fotot u dërguan nga një person i cili punon në godinën e Kirurgjisë së Vjetër dhe dëshiron të mbetet anonim.

“Kjo është çnjerëzore, shikoni, si në një luftë. Dhe dy vite pas epidemisë, ka ende kushte të tilla. Korridoret dhe dhomat duken të shëmtuara dhe rrënqethëse, batanije të pista janë të shpërndara gjithandej. Nuk e di se për çfarë janë këto mbulesa në dysheme,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente, në spitalet e Vranjës me Covid aktualisht ndodhen 100 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë 56 pacientë.

Ditën e djeshme shkuan për trajtim spitalor gjashtë pacientë. Dy pacientë janë transportuar në Spitalin Kovid në Krushevc dhe një në Beograd.

Në 24 orët e fundit në qytet janë regjistruar edhe 137 persona të tjerë të rinj, shkruan nova.rs.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit