-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Einxhel rrëfen sikletin e puthjes së parë me DJ Dagz: Pantallonat m’u bën qull

Kryesoret

Moderatorja Einxhel Shkira ka kujtuar momentin e puthjes së parë me Dj Dagz, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Gjatë një bashkëbisedimi me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, po flisnin se situatat brenda shtëpisë përjetohen më shumë se sa duken jashtë, ajo u shpreh se pas puthjes ka pasur shumë siklet dhe pantallonat iu bënë qull në djersë.

Prezantuesja tha se kjo gjë madje nuk u kuptua as nga shoku i Dagz, Dj PM. Einxhil Shkira tregoi se dy ditë pas puthjes iu është shmangur partnerit të saj, ndërsa iu është lutur të mos dilte jashtë kur iu dha mundësia për të bërë zgjedhjen.

Einxhel Shkira: Duhet të jesh pjesë e gjësë, ta përjetosh. Ja ta them unë një shembull. Kur ka dalë videoja e puthjes sime me Dagzin, kam qenë aq në siklet sa pantallonat mu bënë qull, u djersita. U bëra e tëra qull në djersë. Kisha dy ditë që isha super shumë në siklet, kisha dy ditë e evitoja Dagzin nëpër shtëpi dhe çohet Arbri dhe thotë që nuk e dinte për çfarë sikleti po flisnim, po mua Einxhel nuk më duket fare në siklet.

Arbër Hajdari: Po mirë, kamerat janë lart, nuk mund të shohim dhe pantallonat poshtë (qesh)

Einxhel Shkira: Tani që më kujtohet më vjen si skuqje, si siklet. Thashë si iu duka unë Arbrit që nuk jam në siklet, se ndërkohë po më kullonte trupi nga sikleti.

Arbri: Por kjo ka të bëjë me atë që duket. Kur ti e shikon në ekran është ndryshe se unë nuk e kuptoj efektin tënd nën lëkurë. Arrij të kuptoj efektin tënd mediatik, sepse ti nuk e tregove veten. Ishte e fortë.

Balina Bodinaku: Mua më je duket për vete. Ti mundohesh maksimalisht për ta kamufluar.

Einxhel Shkira: Kjo është e vërtetë, por realisht atë ditë kam qenë super në siklet. Atë ditë i jam lutur Dagzit të shtypte butonin jeshil, se donte të shtypte butonin e kuq dhe të dilte. I thoja të lutem mos ik, mos më lër vetëm.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit