Prej 2 ditësh një grup prokurorësh belgë dhe oficerë policie ndodhen në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që prokurorë të vendeve të tjera dhe kryesisht belge të vijnë në Shqipëri për hetime të përbashkëta.
Kanë qenë grup prokurorësh belgë, shqiptarë dhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët kanë ardhur në Shqipëri prej dy ditësh dhe kanë zhvilluar takime në Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Tiranës.
Qëllimi i ardhjes së shtetasve belgë është kryesisht për hetimin e pastrimit të parave. Ka shumë dosje, ndër të cilat mund të përmendet dhe “Toyota Yaris” ku pati një problem mes palës shqiptare dhe asaj belge në lidhje me sekuestrimin e parave, cilit shtet do t’i takojnë.
Pati pretendime se këto para mund të dërgoheshin dhe në Belgjikë. Prokurorët që kanë qenë sot në prokurorinë e Tiranës pritet të kenë dhe ditën e nesërme një takim.
Kjo është një nga dosjet më të nxehta dhe belgët kanë ardhur dhe më herët e kanë marrë në pyetje Lulzim Bashën. Ai bëri në Parlament një deklaratë në lidhje me sasinë e parave që do të vinin në Shqipëri. Edhe pse kjo dosje është mbyllur në Shqipëri në Belgjikë vijon të jetë e hapur./ Oranews