-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Quajti mediat klan kriminal, kërkohet marrja e masave ndaj bashkëshortit diplomat të Vjosa Osmanit

Kryesoret

Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, vlerëson se Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani duhet të shkarkohet urgjentisht pas deklaratës, në të cilën mediat i quan ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Vllahiu, tha se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të marrë urgjentisht masa ndaj Sadriut, pasi ai ka bërë shkelje të lartë si diplomat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës duhej menjëherë të reagojë, në bazë të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe urdhëresave të brendshme administrative, zoti Prindon Sadriu do të duhej që të paraqitej në komisionin disiplinor. Kjo është një shkelje etike e rëndë prej një diplomati, duke marrë parasysh se është edhe shef i Misionit Diplomatik në Shkup dhe si i tillë ka përgjegjësi të plotë mbi atë që thotë”, shton Vllahiu.

“Zoti Prindon do të duhej të pezullohej urgjentisht nga detyra e tij”.

Vllahiu vlerëson se kjo është deklarata më e rëndë prej një diplomati ndaj mediave, teksa hedh dyshime se presidentja dhe bashkëshorti i saj mund ta kenë diskutuar këtë çështje. Unë nuk di ndonjë deklaratë më të rëndë se kjo, ka saktësuar Arber Vllahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit