Pas BE, OSBE dhe ambasadës gjermane në Tiranë, edhe ambasada amerikane në vendin tonë ka mbështetur votimin në kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut.
Me anë të një deklarate, ambasada e SHBA përshëndet votimin në Kuvend, ndërsa thekson se ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, mbyllet deklarata e SHBA.