-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe një ish deputete kundër Osmanit: Kompensimet për karburant vinin me zarf

Kryesoret

Pas Shqipe Pantinës, edhe një ish-deputete e Kuvendit të Kosovës ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentes Osmani se “nuk i ka vënë re 80 eurot e marra në formë kompensimi për shpenzimet e udhëtimit”.

Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se administrata e Kuvendit çdo muaj sillte zarfin ku listoheshin pagat, shpërblimet dhe kompensimet sipas mbledhjeve të komisioneve e seancave.

Ajo ka thënë se secili deputet ka mundur të shohë me saktësi detajet rreth pagesave.

Postimi i plotë në Facebook i Alma Lamës:

Sa kohe kam qene une deputete, administrata e Kuvendit na sillte cdo muaj ne zarf letren ku listohej paga e kompensimet sipas mbledhjeve te komisioneve e seancave, perfshire edhe kompensimin per karburant. Pra secili deputet ka mundur te shohe me saktesi detajet rreth pagesave. Ata qe jane deklaruar se banojne ne Prishtine nuk jane kompensuar per karburantin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit