Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka konfirmuar se kosovarët janë interesuar që të shkojnë në Ukrainë, për ta mbrojtur atë nga Rusia.
Situata në Ukrainë po përshkallëzohet, me Rusinë e cila ka grumbulluar ushtarët e saj në kufi.
SHBA-të dhe fuqi tjera perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment. E në lidhje me këto zhvillime po janë të interesuar edhe kosovarët.
Disa prej tyre madje kanë shprehur interesin të shkojnë të luftojnë përkrah ukrainasve, nëse atje përshkallëzohet konflikti.
Këtë e konfirmoi para pak ditësh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai për Euronews Albania.