-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte

Kryesoret

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëhej kriminel lufte dhe se Rusia do të përballej me ndërlikime të mëdha ligjore e financiare, nëse vendos të sulmojë, duke iu referuar rrezikut për pushtimin e Ukrainës. “Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet shtet mashtrues. Ndërlikime të mëdha ligjore e financiare për Rusinë, nëse ai sulmon”, shkroi ish-gjenerali Clark në llogarinë e tij në Twitter.

Në një intervistë për transmetuesin publik kroat, HRT, Clark i ka komentuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të vendosë “nëse do të paguajë një çmim tmerrësisht të lartë, nëse e sulmon vërtet Ukrainën”.

I pyetur se cili mund të jetë skenari më i mundshëm që ai e sheh për momentin në Ukrainë, ish-zyrtari i lartë ushtarak tha:  “Mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putini duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm, nëse ai vërtet e sulmon Ukrainën. Vladimir Putini e kontrollon Rusinë, ajo është, në thelb, shtet policor.”

“Nëse ai dëshiron që ta shpëtojë atë vend, duhet që ta tërheqë ushtrinë. Asgjë nuk e ndalon që të pensionohet. Ai vetëm duhet të thotë “ne i kemi përfunduar ushtrimet, faleminderit” dhe ta vazhdojë dialogun me NATO-n. Kjo është e tëra. Kjo është këshilla ime për Vladimir Putinin”, tha ish-gjenerali amerikan, i cili i kishte udhëhequr forcat e NATO-s në kohën e luftës në Kosovë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se konflikti do të ishte tmerr për Rusinë, duke shtuar se do të vriteshin mijëra njerëz dhe se Rusia do të shihej si shtet tradhtar. “Ne e dimë se Putini ka aftësi për dhunë të tmerrshme. Ai nuk kështë evropian. Ai nuk mendon si një udhëheqës evropian ose amerikan”, shtoi Clark./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit