-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-administratori i inceneratorit Fier: Ne shkuam si top futbolli, na gënjyen, nuk merrej vesh

Kryesoret

Arenc Myrtezani, ishte personi i dytë që doli sot përpara komisionit hetimor parlamentar për inceneratorin e Fierit.

Ai ka qenë administrator i kompanisë, ITWTF, që është Integrated Technology Waste Treatment Fier” nga Tetori 2016 deri në shtator 2017.

Akuzat e demokratëve për këtë koncesion fillojnë nga momenti që është caktuar vendi ku do të ngrihet, që është ndryshuar tre herë.

Ndryshimin ai e justifikoi me faktin se sipas tij e kishin gënjyer kompaninë.

Pyetje-përgjigjet për Myrtezanin

Arenc Myrtezani: Përshëndetje të gjithëve. Ajo që doja t’ju thosha në fillim është se po më merret fryma akoma, se kam ardhur me vrap.

Ju kërkoj ndjesë i kërkojmë stafit të sjellë një shishe me ujë për zotin Myrtezani.

Jo, jo nuk ka nevojë për ujë, thjesht për t’ju treguar që në këtë moment më ka rënë një telefon dhe kam ardhur me vrap. Për fat isha afër, se nuk më ka lajmëruar njeri më parë.

Ne kemi çuar një njoftim te stafi i Kuvendit. Mund ta riskedulojmë nëse dëshironi?

Jam i gatshëm të përgjigjem me ato që mbaj mend.

Gjykojeni ju

Për mua ta vazhdojmë se dhe periudha ime nuk ka qenë një periudhë e ngarkuar.

Cilët janë pronarët e kompanisë për të cilën keni punuar?

Pronari është Klodian Zoto. Kam pasur punuar për atë edhe më herët. Zoto më ofroi këtë mundësi.

E njihni zotin Zoto, po Stelën dhe Mirelin?

I njoh. Nuk është se na ka lidhur puna, por i njoh, por jo ndonjë. Janë njohje të vjetra personale. Njohje me babanë e Stelës….

Kur ka qenë komunikimi i fundit me këta?

Më shumë se një vit e gjysmë.

Përse u larguat nga kompania?

Për shkak të distancës, nuk e përballoja dot, kisha edhe probleme shëndetësore.

Cili është profesioni juaj?

Jurist.

Keni njohuri për administrimin e mbetjeve?

Jo.

Edmond Arqile Bllako a ka rezultuar i punësuar?

Jo.

Ne kemi filluar më përpara me sistemimet, kemi pasur peripeci, ishte vendi i tretë, shkuam si top futbolli hidh këtej dhe andej, nuk kuptohej gjë se cfarë bëhej.

Ju se keni pasur destinacionin e tretë, por fshatin Portëz?

Ajo që kujtoj është që problematika që doli aty ishte e tillë; sikur gënjehen të gjithë, studimin nuk e bëjmë ne, dhe historia është që na kishin gënjyer dhe u mor dikush tjetër për të bërë studimin e fizibilitetit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit