-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet 41-vjeçari shqiptar në Itali, u shiste drogë adoleshentëve në Parma

Kryesoret

Rreth 100 mijë euro ishte vlera e drogës që është kapur nga polica e Parmës, e cila bllokoi dhe arrestoi një 41-vjeçar shqiptar në rrugën Lago Verde, në zonën e fushave të regbit.

Në makinën e tij, brenda ndarjes së motorit, efektivët gjetën tre pakot e para të drogës. Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij, ku janë gjendur 10 pako me hashash. Droga, e shitur me pakicë për rreth 10 euro për gram, do të kishte sjellë të ardhura totale mbi 100 mijë euro. E gjitha e destinuar për konsumatorët e shumtë të rinj të Parmës.

“Sekuestrimi u bë gjatë një operacioni të nisur nga kreu i Komisariatit për të luftuar shitjen e drogës me pakicë dhe shumicë: janë prerë dy kanale furnizimi me kokainë dhe hashash të cilat ne besojmë se ishin të destinuara për një klientelë të diferencuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit