Komisioni hetimor i Kuvendit për inceneratorët zbulon një tjetër skandal nga “gropa thithëse” e skemës së inceneratorëve. Luigj Aleksi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve tha se bashkia e Tiranës i ka detyruar që të paguajnë dy herë inceneratorin.
Fillimisht janë detyruar të bëjnë marrëveshje për të depozituar dherat dhe mbetjet në Sharrë, pasi në të kundërt bashkia e Tiranës nuk të jepet lejen e ndërtimit.
Por nuk mbaron me kaq, pasi ndërtuesit paguajnë sërish. Këtë herë kur dheun e pastër, që depozituan me pagesë, duan ta marrin sërish mbrapsht në rastin e ndërtimeve, por kundrejt pagesës. Kjo sipas tij ndodh vetëm në Tiranë.
“Kjo bëhet për dherat që dalin nga gërmime të pastra dhe jo mbetje, nuk janë mbetje, dheu është mall.
Dheu është mall, ne bëjmë argjinatura dhe lulishte, detyrohemi të shkojmë përsëri te landfilli ta marrim atë dhe, dhe e paguajmë edhe njëherë për ta marrë dhe rregulluar lulishten e pallateve.
Përse koncesionari duhet të përfitojë para nga një mall, që nuk është mbetje. Ky qëndrim i bashkisë që detyron ndërtuesit.
Ndërtimet nuk janë vetëm private, ne ndërtojmë edhe për publikun dhe cfarë ndodh me fondet, kush do i paguajë këto fonde? Buxheti i shtetit” th ai.
/5pyetjet.al