Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku paralajmëroi se nesër do të nxjerrë dokumente me firmë dhe vulë që implikojnë zyrtarë të lartë të shtetit të përfshirë në skemën e impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane.
“Nesër në mëngjes do të fillojë transparenca për dosjen e Elbasanit. Mbroni veten, tregoni kush ju ka urdhëruar, do të na keni në krah, nëse do të bëheni bashkëpunëtor i drejtësisë. Tregoni kush ju detyroi të vendosni firmat për inceneratorin e Elbasanit” ishte thirrja e saj.
Përmes një dokumenti që publikoi, Tabaku implikoi edhe ish-ministrin Damian Gjiknuri, që sipas saj ka dhënë me koncesion shitjen e energjisë që do të prodhohet nga inceneratori i Elbasanit.
Tabaku deklaroi se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.
“Pra për një koncension 21,6 milionë euro që kemi paguar, është dhënë një kontratë tjetër koncensionare, pa procedurë pa garë dhe mban firmën e Damian Gjiknurit.
Në inceneratorin e Tiranë kanë blerë Range Rover dhe Benza, si janë shpenzuar paratë publike për udhëtime, si është bërë skema e pastrimit të parave dhe si ka abuzuar shtetit” tha ajo.
/5pyetjet.al