-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia zbuloi shtëpinë e barit në Tiranë, një nga të arrestuarit nipi i Emiljano Shullazit

Kryesoret

Policia e kryeqytetit bëri të ditur me anë të një deklarate se arriti të zbulojë një shtëpi e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe Leonardo Zela, nipi i Emiljano Shullazit pasi e ka djalin e motrës, është njëri prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Tiranë që u zbulua një ‘shtëpi bari’.

Zela u vu në pranga pasi në zonën e ish-parkut tregonte kanabis në sasi të vogla dhe më pas ndante paratë me 38-vjeçarin Alban Karapici i cili kujdesej për kultivimin e kanabisit në vazo lulesh dhe më pas e ruante atë në kavanozë prej qelqi.

Në shtëpinë e Zelës policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis gati për shitje, 4 kavanozë me lëndë narkotike, një peshore elektronike dhe shumat e parave të ndara në 11150 euro dhe 11.000 paund.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Ndaj Shullazit po hetohet edhe për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit