-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Si u kapën “gafil” në gjumë bosët e mafies shqiptare që e çonin kokainën me charter

Kryesoret

30 shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë në Bruksel, Antwerp dhe disa qytete të tjera në Belgjikë.

Operacioni u zhvillua në orën 4 të mëngjesit duke i kapur në gjumë shqiptarët. 17 banesa u kontrolluan. Përpos të arrestuarve u sekuestruan edhe armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Në të njëjtën kohë, aksione u zhvilluan edhe në disa vende të tjera evropiane. Dhjetra persona u arrestuan në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë që kanë lidhje me mafien shqiptare të kokainës.  

“Ishte zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

Organizata transportonte kokainën që arrinte në kontejnerë në portet e Antwerpen dhe Roterdamit në vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën.

Për këtë përdornin mjete të ndryshme, si automjete me hapësira të fshehura, ashtu edhe kompani transporti, avionë mallrash apo privatë, por edhe transport me kontejnerë nëpërmjet porteve të Le Havre dhe Hamburg.

Një hetim për të njëjtën organizatë ishte duke u zhvilluar tashmë në Spanjë, kështu që u krijua një ekip i përbashkët hetimor, i cili u zgjerua në disa vende të tjera evropiane nën krahët e Eurojust dhe Europol duke goditur njëkohësisht.

Pak ditë më parë në Belgjikë u ekzekutua krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muça.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit