Lulzim Basha thotë se Sali Berisha po bën avokatinë e ish kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të dy të shpallur non grata nga SHBA.
PD ka publikuar një video të deklaratave të Berishës në vitin 2018 dhe thotë se sot si e mbron Dakon për të dëmtuar PD.
“Partia e re e non gratave vazhdon serialin e mashtrimeve: Sulmon demokratët dhe mbron Vangjush Dakon. Ditë e re, mashtrim i ri.
Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro Demokratët dhe mbron Vangjush Dakon. Aleanca e Non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre.
Demokratët e dinë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit”, ndihmon pazarin e rradhës Meta-Rama Aleanca e non gratave të shpallura e të pashpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.
Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën” mbyllet deklarata e PD-së.
/5pyetjet.al